Reali ka njoftuar sot se ka përfunduar blerjen e mbrojtësit Danilo nga Porto. Mbrojtësi brazilian do të transferohet në Madrid në verën e ardhshme dhe do të ketë një kontratë deri në vitin 2021. Reali i bleu Danilon për 31.5 milionë euro. 23-vjeçari është thirrur edhe në kombëtaren e Brazilit dhe shihet si e ardhmja e mbrojtjes madrilene.