Mavraj pas faljes ne fushe vazhdon me thenie profetike

Mavraj, pas faljes ne fushe vazhdon me thenie profetike

Mërgim Mavraj e ka treguar shumë herë se është një besimtar shumë i devotshëm dhe e ka konfirmuar edhe në ndeshjen kundër Armenisë. Ai menjëherë pasi shënoi golin e barazimit ngriti bluzën duke shfaqur një falenderim për babain e tij dhe më pas falenderoi Allahun duke u falur në fushë. Por megjithëse ka kaluar tashmë efekti i ekzaltimit të fitores, Mavraj falenderon sërish, këtë radhë me thënie profetike.

” Kush nuk falenderon njerezit nuk mund te falenderoje dot Zotin” ka thënë Mavraj në një status në FB.

Më pas ai ka falenderuar babain e tijd he tifozët.

“Falenderoj babain tim, nje njeri i mrekullueshem qe mezi prita ta lumturoj.  Nje falenderim i vecante dhe perzemert shkon per ata tifoze te mrekullueshem qe me perkrahen dhe me shtuam deshiren per tu sakrifikuar. Falenderoj vellain tim Ahmed Kalaja dhe te gjithe vellezerit per lutjet dhe mbeshtetjen”, ka shkruajtur Mavraj në FB.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama