Duka kunder skuadres Mos shkoni ne xhami me uniforme

Duka kunder skuadres: Mos shkoni ne xhami me uniforme

Presidenti i FSHF ka dalë kundër ekipit kombëtar duke u thënë që të mos veshin uniformën e kombëtares kur të shkojnë në xhami. “Mendoj se futbollistët apo stafi nuk duhet të shkojë me uniformën e kombëtares në xhami apo kishë, por të veshur civilë”, ka thënë Duka. Deklarata e tij vjen pasi 13 lojtarë të kombëtares shkuan të premten e kaluar të faleshin në xhami. Pati shumë debate për vizitën e tyre ku kishte pro edhe kundër. Një pjesë e mirë e lojtarëve të kombëtares janë besimtarë myslimanë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama