Tifozat Kuq e Zi fillojne leksionet per gjuhen frenge
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tifozat Kuq e Zi, që njëherësh janë dhe tifogrupi zyrtar i Kombëtares Shqiptare, kanë filluar të japin “leksione falas në gjuhën frënge” për tifozët e Kombëtares.
Kjo vjen për shkak të pozitës së mirë të Shqipërisë në tabelë dhe për faktin se Shqipëria është më afër se kurrë që të kualifikohet për një kampionat të madh në futboll, shkruan Koha.net.
Duke qenë se Kampionati Evropian i futbollit mbahet në Francë, pas formës së mirë të Kombëtares, TKZ kanë marrë shkas që të fillojnë të japin leksion për gjuhën frënge.
“Nga sot fillojmë me mësimet e gjuhës frënge. Do të na duhet së shpejti. smile emoticon
Mësimi 1: Je suis albanaise (Unë jam Shqiptar)”, shkruhet në postimin e tyre në Facebook