Sançez: Nuk do të jetë e lehtë, por Barça sështë vetëm Mesi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Aleksis Sançez po e shijon në maksimum jetën e tij në Londër dhe nuk i vjen aspak keq që në vitin 2014 zgjodhi të transferohet nga "Kamp Nou" në "Emirates".
Kiliani, i cili nuk pati shans ta fitojë Champions-in me katalanasin gjatë 3 viteve në Barcelonë, shpreson që ta bëjë me Arsenalin.
Por pengesa e nesërme e "topçinjve" do të jetë pikërisht ishekipi i tij: "Nuk ishte e lehtë të lije Barcelonën. Unë realizova një ëndërr kur u transferova atje.
Por pak lojtarë qëndrojnë në të njëjtin klub gjatë gjithë jetës së tyre. Largimi ishte normal dhe unë nuk jam penduar aspak. Doja një përvojë të re dhe e gjeta tek Arsenali. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por Barça s'është vetëm Mesi".