e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Çutra: Korabit ia marrim vendin e parë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Çutra: Korabit ia marrim vendin e parë

Kastrioti ka marrë një fitore me shumë vlera të shtunën në "Redi Maloku", duke thyer tabunë 25- vjeçare në këtë stadium. Mesfushori Xhynejt Çutra në këtë takim është aktivizuar në rolin e mbrojtësit.kastrioti Por, ai deklaron për "Panorama Sport" se të rëndësishme ishin tri pikët dhe jo pozicioni në fushën e lojës: "Derbi me Ilirinë ishte një nga takimet më të vështira të fazës së dytë. Personalisht jam i kënaqur që jam pjesë e Kastriotit dhe që m'u dha mundësia të kontribuoj në këtë ndeshje që edhe e fituam".

Më tej, mesfushori foli edhe për takimin e ardhshëm që krutanët i përball me Korabin. "Kjo është një sfidë mjaft e fortë, pasi presim ekipin që aktualisht renditet në vendin e parë.

Ne jemi një skuadër e kompletuar dhe kemi elementë cilësorë në skuadër. Kam bindjen se edhe këtë ndeshje do ta kalojmë me sukses, njëherësh do të rimarrim edhe kreun e tabelës", përfundoi Çutra. Ndërkohë skuadra e Kastriotit do të zbresë sot në kompleksin "Olimpik" në Yrshek, ku edhe do të rinisë përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit kryesues, e cila zhvillohet këtë të shtunë në Krujë.