Samir Ujkani luan titullar dhe peson gol pas 312 minutave loje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Portieri i Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, ka luajtur si titullar në ndeshjen kundër Katanias. Pas 312 minutave, ku 23-vjeçari ka ruajtur portën të paprekur nga goli, më në fund Samir Ujkani është dorëzuar, në humbjen 3-1 të Novarës së tij në transfertën e Katanias. Gardiani i portës sonë e ruajti të paprekur portën në ndeshjet Novara-Kaljari 0-0, Inter-Novara 0-1 dhe Novara-Atalanta 0-0. Ishte pikërisht argjentinasi Gonzalo Bergesio ai që e mposhti portierin shqiptar në minutën e 30. Golin e fundit paraardhës, Ujkani e kishte pësuar katër ndeshje më parë, pikërisht në minutën e 78 në humbjen 2-1 me Kievon, nga francezi Siril Tero. Në sezonin 2001-2007, Ujkani ka luajtur për të rinjtë e Ingelmunster dhe nga sezoni 2006-2007 me Anderleht. Në sezonin 2007-2009, 23-vjeçari luajti vetëm një takim me Palermon. Nga viti 2009 mbron portën e Novarës, ku ka qenë i pranishëm në 80 ndeshje. Në sezonin 2007-2009 ai luajti katër ndeshje për Shqipëri U-21 dhe nga 2008-n luan me Shqipërinë.