Milan-Juventus, merr fund miqesia!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me sa duket miqësia e këtyre dy klubeve ka marrë fund. Tashmë dueli spostohet edhe jashtë fushës. Prej vitesh Milan dhe Juventus, kanë pasur një respekt reciprok dhe nuk janë ndeshur asnjëherë jashtë fushës së lojës. Por “derbi” më i fundit i Italisë, ka sjellë edhe prishjen e kësaj “aleance”. Java e cila parapriu ndeshjen ishte e mbushur me plot deklarata thumbuese nga të dyja krahët. Por ajo që i vuri kapakun, ishte sfida e së shtunës. Më konkretisht në 15 minutëshin e pushimit midis pjesëve të lojës.
Galiani sipas medieve italiane i inatosur për golin e anulluar nga gjyqtari i është drejtuar këtij të fundit në pushim duke i thënë: “Si është e mundur që nuk e ke parë një gjë të tillë? Ishte një metër brenda, një metër”. Pas të bërtiturave drejt Taljaventos, ai iu drejtohet më pas Kontes: “Tani do të bëni edhe një herë xhiron e gazetave duke u ankuar? Kam dëshirë të shoh nëse do të keni diçka për thënë këtë radhë”.
Por kundërpërgjigja e Kontes ishte akoma më e rëndë: “Nga kush klerik vjen predikimi, jeni mafja e futbollit”. Më pas furia e Galianit u spostua në tribunë ku u grind me Anjelin dhe Marotën, por ndërhyrja e Sedorf arriti të ndalojë përshkallëzimin e situatës.
Ndërkohë Alegri dhe Berluskoni e vlersojnë sfidën të “falsifikuar”. Sfida Milan-Juventus, gjithashtu mund të shënojë edhe një numër të madh të dënuarish. Kjo pasi rrezikon Mekses, për grushtin ndaj Borielos. rrezikojnë Ambrozini dhe Kielini për sherrin në fund të sfidës. Dhe gjithashtu rrezikojnë Konte me Galianin për grindjen në dhomat e zhveshjes. Milan humbi shansin për të siguruar një “mini skudeto”, Juventus gjithashtu, por ajo doli më e fituar pasi me një pikë larg dhe me një ndeshje më pak, mund të rimarrë kreun.