Boks, shqiptari shpallet kampion i Italise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiptari Orial Kolaj, me origjinë nga Lezha është kampioni i ri i Italisë në peshën e mesme. Ai mundi në pallatin e sportit të Romës ish kampionin Danilo D′Agata. Sfida pati triumfin e Kolajt në favor të të cilit u shprehën dy nga tre gjyqtarë. Kolaj ka patur një përballje me D′Agatën në 2009, për finalen e Kupës së Italisë. Në përfundim të ndeshjes, i ndjekur me pjesëmarrjen e madhe të publikut, është dhënë verdikti në favor të shqiptarit.