e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Salihi, nje tjeter dygolesh me permbysje ne Izrael

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Salihi, nje tjeter dygolesh me permbysje ne Izrael

Hamdi Salihi nuk ndalet. Pas dygolëshit me përmbysje një javë më parë që i dha fitoren skuadrës së tij kundër Hapoel Petah Tikva, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë sërish protagonist për Hapoel Haifan duke shënuar një tjetër dygolësh me përmbysje. Në ndeshjen kundër Hapoel Rananas në fushën e kësaj të fundit, ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi në minutën e 77. Por kur ndeshja po i drejtohej fundit, rishfaqet Salihi, i cili në minutën e 84-t ka barazuar rezultatin dhe në të 89-n e ka përmbysur atë, duke i dhënë tri pikë të arta Hapoel Haifas me suksesin 1-2 në transfertë. Me këtë sukses, skuadra e “bomberit” kuqezi i shkëputet vendit të parafundit të renditjes dhe del në vend të pestë me 33 pikë. Për Salihin, ky është dygolëshi i dytë radhazi dhe deri tani ka shënuar katër gola me Hapoel Haifan, që pas largimit në janar nga Hapoel Akre, me të cilën shkodrani ka realizuar në fazën e parë tetë herë.

BILANCI


Ky është dygolëshi i dytë radhazi për Salihin me Hapoel Haifan