Prapaskenat e shitjes se Milanit dhe refuzimi i Guardioles
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Janë 3 blerësit e mundshëm të Milanit. “Nga Kina janë tre oferta ndërsa 2 janë më serioze” - tha Berluskoni pak ditë më parë. Kavalieri iu referua së pari propozimit të Mr. Bee (tajlandezi i mbështetur nga një bankë investimesh kineze) dhe propozimit të Richard Lee sipërmarrës nga Hong Kong (i prezantuar nga e famshmja grua me të kuqe) që mbështet Corriere della Sera, dhe ka qenë shpesh në krye të pëlyeshmërisë së Berluskonit. “Këta zotërinj duan të përfitojnë për veten e tyre nga emri i Milnait apo duan të dërgojnë klubin në nivele të larta?” – ka pyetur shpesh Berluskoni. Tifozëvë ai u thotë se po punon me kujdes që ta lërë Milanin në duar të sigurta.
Sipas “Sunday Times”, Mr Bee po vazhdon të punojë për të surprizuar Berluskonin, madje edhe duke kontaktuar me Josep Guardiola për një gadishmëri që ai të trajnojë Milanin. Sigurisht që ai e ka refuzuar ofertën. Dhe jo vetëm. Bee Taechaubol ka kërkuar që Nelio Lucas të bëhet këshilltar i Milanit dhe Galiani të bashkëpunojë me te.