e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo 'shenon' golin me te bukur, 6.88 mln per Nepalin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo 'shenon' golin me te bukur, 6.88 mln per Nepalin

Ronaldo është një nga futbollistët më të paguar në botë, por edhe një njeri me zemër të madhe sa një shtëpi. Gjithnjë në linjë të parë kur është fjala për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ylli i Real Madridit ka dhuruar 5 milionë sterlina (rreth 6.88 milionë euro) përmes shoqatës humanitare “Save the Children” për popullsinë e Nepalit të goditur javët e fundit nga tërmeti i fuqishëm. Kristiano Ronaldo, i cili ka sensibilizuar edhe më shumë se 10 milionë ndjekësit e tij në “Facebook” me çështjen nepaleze, nuk është i ri në këto nisma. Në mars të vitit 2014, portugezi, pasi ishte kontaktuar nga një familje e një fëmije 10 vjeç, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, mori përsipër të gjitha shpenzimet për ndërhyrjen kirurgjikale (70 mijë euro). Po ashtu, 30-vjeçari ka bërë bamirësi edhe pa dashur që çështja të bëhet publike. Disa vjet më parë, Ronaldo kishte takuar një të ri të mbijetuar nga cunami në Indonezi në vitin 2014, i cili u gjet i gjallë pas 19 ditësh me fanellën e kombëtares portugeze. Një gjest bujarie dhe humanizmi ky i Ronaldos, i cili nuk është kopjuar të paktën deri tani nga yje të tjerë të futbollit, si Lionel Mesi …