e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Saki voton Mihajloviçin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Saki voton Mihajloviçin

Në qarkullim ka shumë trajnerë të zot që janë gati për të drejtuar Milanin, mirëpo unë do preferoja edhe në sezonin e ardhshëm Sinisha Mihajloviçin në krye të stolit të kuqezinjve".arrigo saki Ish-trajneri i kuqezinjve, Arigo Saki, gjatë një interviste për "Rai Radio2", ka zbardhur edhe këshillën e tij për sa i përket të ardhmes së pankinës kuqezi.

Në javët e fundit janë shtuar zërat që flasin për një shkarkim të mundshëm të Sinisha Mihajloviçit, teksa emri i trajnerit që drejton të rinjtë e Milanit, Kristian Broki, duket më i akredituari për të zëvendësuar nga sezoni i ardhshëm 46-vjeçarin serb.

Mirëpo, ky skenar nuk i pëlqen shumë Sakit, i cili nuk është kursyer teksa ka thumbuar edhe drejtuesit e klubit:

"Një shoqëri serioze duhet që të tregohet e matur, pasi nuk është diçka e mirë të ndryshojë çdo sezon drejtimin teknik. Nuk mendoj se ecuria negative e ekipit vjen nga përgjegjësia e teknikut".

Galiani

Për të ardhmen e trajnerit ka folur ditën e djeshme edhe administratori i Milanit:

"Jemi të gjithë të bashkuar në krah të Mihajloviçit. E kemi përzgjedhur dhe kemi besim te puna e Sinishës. Zërat nuk e ndihmojnë që të punojë i qetë. Ai ka edhe një vit kontratë me Milanin, që duam ta respektojmë deri në fund, mirëpo, si çdo trajner, rezultatet janë ato që e vlerësojnë punën në fund të sezonit.

Jam shumë i lumtur që skuadra është në krah të Mihajloviçit. Baloteli? Ka një dëshirë të madhe për të qëndruar te Milani. Sigurisht, që nëse e kërkon këtë mundësi varet vetëm nga ai, ndonëse e vërteta është që me atë çfarë ka shfaqur deri tani, nuk e meriton konfirmimin. Milan-Juventus? Uroj që të luajmë tri herë. Në kampionat, në finalen e Kupës së Italisë dhe në atë të Superkupës, gjithmonë nëse Juvja fiton titullin".

Përgatiti: LEAR MAÇI