e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Musolli: Skënderbeun do ta mundim me spektakël

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Musolli: Skënderbeun do ta mundim me spektakël

Mesfushori kosovar i Kukësit, Be sar Musolli, në një intervistë për "Panorama Sport" shprehet i kënaqur për formën që po kalon Kukësi dhe ai vetë. Besar Musolli duke pire ujeSipas tij, harmonia dhe puna në stërvitje janë çelësi i të gjitha sukseseve dhe ecurisë së mirë të Kukësit.

Musolli shton se në ekip çdo gjë po funksionon mirë, pasi të gjitha hallkat po ecin në sinkron, duke filluar që nga presidenti dhe deri te lojtarët. Kukë- si është me një këmbë në finale të Kupës, ndërsa këtë fundjavë kërkon fitoren me Skënderbeun.

Besar, shkëlqyet në Vlorë. Mund të na thoni cili është çelësi i suksesit të Kukësit?

Në Vlorë realisht skuadra bëri një paraqitje pozitive. Mendoj se çelësi i këtij suksesi është një proces zinxhir, duke filluar nga presidenca, stafi po ashtu dhe grupi i lojtarëve, si dhe harmonia shumë e madhe në ekip. Pra, gjithçka funksionon në mënyrën e duhur. Kukësi nuk i ka më tabu transfertat.

Çfarë ka ndryshuar në krahasim me pjesën e parë të sezonit, ku nuk merrnit fitore jashtë Kukësit?

Për mendimin tim është fryma e re që ka sjellë trajneri Duro në ekip. Pastaj edhe afrimet cilë- sore që ka bërë klubi në janar na kanë ndihmuar shumë.

Pas fitores 2-0 në Vlorë, besoni se jeni të kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë?

Nuk mund të flitet në mënyrë përfundimtare. Gjithsesi, mendoj se në ndeshjen e parë me Flamurtarin kemi bërë një hap shumë të madh, pasi kemi shënuar dy gola në transfertë. Kjo na e bën më të lehtë kalimin në finale.

Keni përpara një supertakim, atë me Skënderbeun, si e shikoni?

Në të gjitha përballjet me Skënderbeun kemi zhvilluar lojë shumë të bukur, por shpeshherë rezultatet s'kanë qenë tregues i lojërave tona. Kësaj radhe lojës së bukur do t'ia bashkëngjisim edhe fitoren.

Mund të themi se kjo përballje me korçarët është sfida e së vërtetës dhe tregues i forcës së Kukësit?

Është vetëm një ndeshje, pasi janë në lojë dhe shumë pikë të tjera. Kemi orare dhe kalendar shumë të ngjeshur, por që do t'ia dalim.

Skënderbeu la 7 lojtarë jashtë në sfidën e Kupës me Laçin, për të qenë më të freskët për transfertën në "Zeqir Ymeri"?

S'na interesojnë të tjerët. Janë çështje të klubit dhe trajnerit, ai e di mirë çfarë bën.

Prisni dy kryesueset, a mund të themi se kampionati kalon nga Kukësi?

Sfidat e dy kryesuesve në fushën tonë mund të vendosin shumë për ata, gjithsesi gjithçka le t'ia lëmë fushës së lojës.

A ka mundësi Kukësi që të tentojë edhe vendin e dytë në kampionat?

Me formën që po kalojmë, çdo gjë është e mundur. Sezoni ka arritur në pikën kulminante ku nuk lejohen gabimet.

Si e shikoni këtë pjesë të mbetur për objektivat e skuadrës suaj?

Në kampionat them se 3 javët në vazhdim vendosin gjithçka për Kukësin, ku primare mbetet vendi i tretë. Për sa i përket Kupës, e kemi kryer gjysmën e punës.

Paraqitja juaj po ecën paralelisht me ekipin, gjithçka në rritje. Mund ta ruani ritmin deri në fund?

Sa i përket paraqitjes sime dhe të klubit nuk ka asgjë të veçantë. Thjesht po stërvitemi me seriozitet dhe kemi krijuar një atmosferë dhe një harmoni shumë të mirë në ekip. Ky është sekreti i Kukësit.

Përgatiti: SKERDILAID SULOZEQI