e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Premtimi i Vucajt: Për mua është ekipi mëmë, kapim Europën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Premtimi i Vucajt: Për mua është ekipi mëmë, kapim Europën

Erdhi me shumë bujë te Tirana, por dëm timet e kanë penalizuar që të shpërthejë. Erjon Vucaj e pranon se pritshmëritë ndaj tij janë më të mëdha, megjithatë tashmë që ka rifituar formën beson te vazhdimësia e rezultateve dhe Europa. erjon vucajKjo javë do të jetë speciale për të, pasi përballë do të ketë ekipin "mëmë", siç e quan vetë Laçin. Por, përtej nostalgjisë, shfaq bindjen se Tirana do t'ia dalë.

Erjon, keni kaluar 8 muaj te Tirana, si ka qenë kjo periudhë për ju?

Afrimi im te Tirana ishte i bujshëm, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duheshin dhe si të gjithë prisnin. Dëmtimi më kushtoi shumë, pasi më mbajti larg fushave për disa muaj. Tani tashmë ndihem më mirë, them se po e rimarr veten. Shpresoj që në finish fundi të jetë i lumtur për të gjithë dhe të arrijmë objektivin Europë.

Qëndruat tre muaj jashtë fushave, e keni vuajtur dëmtimin?

Për një futbollist është shumë e vështirë të qëndrojë pa u aktivizuar. E vuan shumë, sigurisht që edhe për mua nuk ka qenë kurrsesi e lehtë. Një shkëputje e tillë lë pasoja si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik. Por mendoj se tashmë e kam hedhur pas krahëve. Këtë javë përballeni me të shkuarën. Kundërshtar keni Laçin, ekip që ka ndikuar shumë në formimin tuaj si futbollist... Laçin mund ta konsideroj si ekipin "mëmë", sepse kam kaluar shumë vjet në atë skuadër. Megjithatë, edhe ky takim ka marrë vëmendjen e duhur nga ana jonë, siç ndodh me çdo kundërshtar. Ju e njihni mirë Laçin, parashikoni një ndeshje të vështirë? Sfida të lehta nuk ka, kjo është pak por e sigurt. Ndeshjet janë të vështira ose shumë të vështira. Laçi është një ekip i fortë, edhe pse kohët e fundit nuk ka kaluar një periudhë pozitive në kampionat. I druheni ndonjë lojtari të veçantë tek ekipi kurbinas? Ne jemi Tirana dhe nuk duhet të diskutojmë asnjë kundërshtar. Ky klub është më i titulluar në vend dhe qoftë në vend të parë ose të fundit në renditje mbetet një klub i madh. Me fitoren ndaj Tërbunit, mund të thuhet se erdhi kthesa e madhe? Edhe pse ishte një fitore e rëndësishme, mendoj se forca e Tiranës nuk duket ndaj Tërbunit. Kemi ende rrugë përpara dhe shumë për të treguar. Jeni i kënaqur nga eksperienca juaj te Tirana, apo mendoni se do t'ju duhet edhe një tjetër sezon për të treguar potencialin tuaj? Si fillim, jam i kënaqur që jam pjesë e këtij klubi, ekipit më të madh në Shqipëri. Por, në aspektin personal, mendoj se duhet të jap më tepër për këtë skuadër. Keni edhe një vit kontratë, do ta respektoni deri në fund? Patjetër që po, kjo është dëshira ime. Do jetë viti i shpërthimit tuaj? Nuk e di. Shpresoj që po. Po titulli mendoni se do vijë sezonin tjetër? Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse do të ndodhte. Dhe unë kam bindjen se do të rikthehemi te titulli.

Përgatiti: ADELA MERKO