Sabino Plaku firmos me te kuqte, Ditmar Bici jo
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sebino Plaku është goditja e parë në merkato e skuadrës së Partizanit. Prej disa ditësh emri i sulmuesit 30-vjeçar ishte lakuar te skuadra e kuqe, por tashmë është zyrtare dhe sulmuesi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion për të dytin.
Plaku në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit polak Slask Vroclav, ku nuk ka arritur të gjejë shumë hapësira. Ai është larguar rreth dy muaj më parë nga kjo skuadër, pasi ishte edhe në një proces gjyqësor me të, të cilin e fitoi.
Rikthimi i Plakut te skuadra e kuqe vjen pa 11 vitesh, pasi ai ka luajtur me të kuqtë kur ka qenë 18 vjeç dhe më saktësisht në sezonin 2002-2003. Më pas karriera e futbollistit ka kaluar në disa klube shqiptare, kryesisht në Kategorinë Superiore, por edhe jashtë vendit, duke spikatur me formën e mirë që ka treguar.
Tek të kuqtë nuk ka vetëm lajme të mira. Burime nga Klubi i Tiranës bëjnë me dije se është drejt mbylljes negative negociata për Ditmar Bicin. Mbrojtësi shtatlartë, i cili që prej muajit janar është stërvitur te skuadra e Tiranës, ishte një alternativë dhe kërkesë konkrete e teknikut Starova, por lojtari ka zgjedhur një alternativ tjetër, që me shumë mundësi pritet të jetë skuadra bardheblu.