Alban Meha zyrtarizohet ne kampionatin turk
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kampionati turk do të jetë destinacioni i radhës për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Alban Meha. “Snajperi” kuqezi, pasi i “dha duart” Paderbornit në Bundesligë, vendosi të ndryshojë kampionat.
Klubi i tij i ri, ku iu nënshtrua edhe testeve mjekësore sot paradite, është Konyaspori në Turqi. Alban Meha nuk është se ka kaluar një sezon shumë të mirë në Bundesligë për shkak të dëmtimeve të shumta, ndaj dhe kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të.