Juventusi zyrtarizon blerjen e mesfushorit te Realit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi ka zyrtarizuar sot blerjen e dytë pas asaj të argjentinasit Dybala. Torinezët kanë konfirmuar blerjen e gjermanit Sami Khedira nga Reali i Madridit.
Ai ka arritur një marrëveshje me Juven deri në 1 korrik 2019. 28-vjeçari në të kaluar ka luajtur me Shtutgartin dhe është shpallur kampion bote me Gjermaninë.