Milani prane blerjes se supersulmuesit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milan është duke përgatitur përforcimin e madh të verës. Emri? Zlatan Ibrahimovic. Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Rossonerët kanë marrë përgjigje pozitive nga sulmuesi i Paris Saint-Germain, për mundësinë e rikthimit të tij në San Siro.
Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka zhvilluar një bisedë pozitive me menaxherin e Ibrahimovicit, Mino Raiola. Dhe, tani klubi italian duhet të negociojë me kampionin e Francës, në përpjekje për të arritur marrëveshje për transferimin e suedezit në Milan. Milan – Ibrahimovic, akti i dytë? Po punohet.