e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Roshi le Gjermanine per Kroacine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roshi le Gjermanine per Kroacine

Ylli i Kombëtares Shqiptare, Odise Roshi, është lojtari më i ri i skuadrës së njohur kroate, Rijeka. Fieraku u transferua te Rijeka si futbollist i lirë pasi ishte në fundin e kontratës me skuadrën gjermane FSV Frankfurt.

Lajmin e ka publikuar klubi kroat në faqen e tij zyrtare në internet. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën kroate, në të cilën luan edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, shkodrani Bekim Balaj.

Lojtari ka kryer sot vizitat mjekësore dhe më pas ka nënshkruar kontratën. Më herët ish-lojtari i Apolonisë dhe Flamurtarit shprehu dëshirën për të mbetur në Gjermani, qoftë edhe me një skuadër tjetër, por përfundimi i kontratës me Frankfurtin e gjeti atë përballë asnjë alternative më të mirë se sa Kroacia.