e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana le Lacion per ekipin Gjerman

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana le Lacion per ekipin Gjerman

“Martesa” midis Lorik Canës dhe Schalke 04 duket më afër se kurrë. Sipas gazetës italiane, “Il Tempo”, bisedimet midis klubit të Lazio-s dhe atij gjerman ka nisur prej disa muajsh, ndërkohë që mesa duket edhe kapiteni i Shqipërisë e sheh si një alternativë të pranueshme.

“Lotito e vlerëson të paktën 3 milionë euro dhe çështja mund të mbyllet”, shkruan e përditshmja italiane, raporton “Sportal.al”.

Kapiteni i Shqipërisë ka dhe një vit kontratë me Lazio-n, por trajneri Stefano Pioli duket se nuk e ka më në planet e tij.

Gjithsesi, portalet të shumtë francezë e shohin Canën edhe me një rikthim të mundshëm në Marseille atje ku ai ka qenë dhe kapiten.