SKANDAL/ Në Ersekë sulmohet portieri, në Memaliaj grushte arbitrit (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Incidentet në fushë me goditjen e lojtarëve dhe arbitrave nga ana e tifozëve ka qenë kryefjala e dy ndeshjeve të zhvilluara sot në Kategorinë e Dytë.
Në ndeshjen mes Gramozit dhe Domosdovës lojtarët vendas shihen duke dhunuar portierin e skuadrës mike.
Një video e publikuar në rrjeton social "Facebook" në profilin e "Kategorisë së Dytë", tegon pamjet se si tifozët sulmohet portieri i Domosdovës.
"Lojtaret e Gramozit i sulen si KAFSHE me grushta portierit te Domosdoves, pritet perjashtimi i Gramozit nga Kampionati",-thuhet në njoftimin e shkurtër që shoqëron publikimin e videos.
Ndërkaq, një tjetër incident është shënuar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Memaliaj-Tepelena.
Tifozët u futën në fushë, ndërsa arbitri Shoshja thuhet se u sulmua futbollistët e Memaliajt. Takimi u ndërpre për shkak të incidenteve.
Një video e publikuar nga "Balkanweb" shfaq pamjet e konfuzionit në fushë, ndërsa në sfond dëgjohen edhe zëra për goditjen e arbitrit gjatë ndërprerjes së lojës.