e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cungu: Ekipit i mungon eksperienca, na duhet më shumë kohë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cungu: Ekipit i mungon eksperienca, na duhet më shumë kohë

Cungu Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu është shprehur i mërzitur pas humbjes me Flamurtarin. Gjatë prononcimit për 'Supersport' ai deklaroi se skuadra është e re dhe i mungon eksperienca.cungu"Mendoj që ekipi është i ri dhe nuk ka eksperienën e duhur për të menaxhuar situatën. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, goli na tronditi. Flamurtari nuk ishte mirë sot, por i zhbllokoi goli.

Ne e vuajtëm golin e pësuar dhe nuk po arrinim dot të dilnim më përpara. Normalisht që na ndikoi edhe mungesa e Cicmil në mbrojtje dhe gjendja e disa lojtarëve që nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë, por nuk duhet te kapemi te mungesat.

Megjithatë kjo është vllaznia momentale dhe unë e kam thënë që në fillim që për të parë Vllazninë që duhet të shohim të gjithë, duhet të presim, pasi nuk mund të bëjmë menjëherë mrekullira.

Ne ketë sezon nuk mund të pretendojmë shumë gjera, por duhet të grumbullojmë pikët e nevojshme që të shpëtojmë nga rënia', ka deklaruar pas ndeshjes Armando Cungu.