Ajeti dhe Berisha ndahen në paqe
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ndeshja mes Frosinones dhe Lacios përfundoi barazim pa gola. Mbrojtësi i Kombëtares Arlind Ajeti, i cili luan me skuadrën e Frosinonez në Serinë A, u aktivizua që nga minuta e parë. Ndërsa ndryshe ndodhi me futbollistin tjetër të Kombëtares që luan me Lacion.
Etrit Berisha edhe në këtë ndeshje ishte në stol. Pas rinovimit të Marketit te Lacio, Berisha nuk është aktivizuar nga trajneri, përfshirë edhe Kupën e Italisë.
Me pikën e marrë ndaj Lacios, Frosinone mbetet sërish në vendin e 18 të Serisë A, me 23 pikë; në zonën e rënies nga kategoria. Ndërsa Lacio ndodhet në vendin e 8 me 37 pikë.
Në ndeshjet e tjera të Serisë A që u zhvilluan këtë të diel, Fiorentina fitoi në transfertë ndaj Atalantës me rezultatin 3-2, ndërsa Udineze u mund në Xhenoa 2-1; Torino barazoi 0-0 me Karpin dhe Sasuolo fitoi 3-2 ndaj Empolit.
REZULTATET, SERIA A/
