Uollas, talenti që kushtoi vetëm 1 euro
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
E dini se sa u ka kushtuar portugezëve të Bragës për të transferuar nga Kruzeiro Uollas dos Santosin? Vetëm 1 euro.
Lajmin sensacional e zbuloi "Football Leaks", e cila publikoi kontratën e transferimit të futbollistit brazilian në vitin 2014 (ishte 19 vjeç).
Por mbrojtësi nuk luajti asnjë ndeshje për portugezët, duke u huazuar te Monako, ku për skuadrën e Zhardim u aktivizua në 47 ndeshje, madje duke shënuar 2 gola.