e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

S'e deshi Shqiperine, s'e do as Belgjika

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
S'e deshi Shqiperine, s'e do as Belgjika

Adnan Januzaj nuk është ftuar nga selektori i Belgjikës, Marc Wilmots, për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Qipros dhe Izraelit.

Wilmots ka theksuar se konkurrenca e fortë në mesfushë e detyroi atë që të mos e ftojë Januzajn.

“Nuk kam dyshime për kualitetet e tij, por kam fare pak mundësi ta shoh”, deklaroi Wilmots në konferencë për shtyp.

“Në atë pozicion, kemi konkurrencë të fortë dhe thjesht më duhet të them se ai nuk është duke luajtur mjaft për momentin”, u shpreh ai.