e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kroacia deshi ta rrembente talentin shqiptar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kroacia deshi ta rrembente talentin shqiptar

Kombëtarja e Kroacisë ka qenë afër ta rrëmbejë një talent shqiptarë dhe t’i jap atij pasaportën e tyre. Endri Cekiçi, është talenti shqiptar që aktivizohet tek Dinamo Zagrebit dhe është jashtë fushave për shkak të lëndimet dhe që do ta mbajë jashtë edhe një muaj ndoshta, është thërritur nga Kombëtarja e Kroacisë U-21, shkruan gazeta shqiptare ‘Sport Ekspres’. Një lajm i bujshëm ky dhe që në një farë mënyre ka kompromentuar jo pak situatën, por djaloshi ka refuzuar duke qenë pjesë e Shqipërisë U-21 dhe, së shpejti, edhe në Kombëtaren e madhe.  Kroacia e konsideron si një talent dhe Dinamo Zagrebit pagoi 60 mijë euro për ta blerë në Shqipëri, nga Teuta, që ia kishte marrë Pogradecit, ku u dallua tek të rinjtë. Cekiçi ka firmosur për pesë vite me kampionin aktual të Kroacisë, Dinamon e Zagrebit ku edhe ka bërë paraqitje këtë edicion.