Kombetarja, grumbullimi nis te henen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kombëtarja pritet të nisë grumbullimin që sot në Durrës, jo zyrtarisht. Grumbullimi zyrtar do të nisë ditën e hënë, por gjithsesi lojtarët që sot mund të jenë në Shqipëri. Gjasat janë që Xhani De Biazi të grumbullojë më shumë se 26 lojtarë për këtë ndeshje.
Mund të ketë ndonjë mungesë për shkak të dëmtimeve apo mos zgjedhjeve. Rrezikon të mbeten jashtë Kapllani dhe Salihi, por edhe Edgar Çani. Ky i fundit nuk ka qenë në grumbullimet e fundit të ekipit kombëtar.
Me të gjitha gjasat do të jetë Memushaj, rikthehet Basha e ndonjë tjetër. Jashtë mund të qëndrojnë disa lojtarë të kampionatit shqiptar që De Biazi i merr për t’i inkurajuar. Problem është edhe Curri që ka probleme, por në fund gjithçka do ta vendosë Xhani De Biazi.
Italiani si zakonisht pret edhe ditën e diel për të parë reagimin e lojtarëve dhe më pas zbulon ekipin. Ditën e hënë në ora 11.00 në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri Xhani De Biazi, do të japë një konferencë për shtyp për mediet.
Tema kryesore e kësaj konference do të jetë ndeshja kundër Armenisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”, që do të luhet të dielën më 29 mars në stadiumin “Elbasan Arena”.
Trajneri De Biazi, do të bëjë publike listën e futbollistëve të gatshëm për këtë dhe programin stërvitor që do të shoqërojë skuadrën tonë, në përgatitjet e saj për ndeshjen me Armeninë. Pastaj, ai do tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.