e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'El Clasico' i shkon Barcelones Suarez nis arratine e katalanasve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'El Clasico' i shkon Barcelones Suarez nis arratine e katalanasve

Luis Suarez vendos “El Clasicon” dhe bën që Barcelona të nisë arratinë. Barcelona fiton superndeshjen e kësaj jave në Spanjë me rezultatin 2-1 ndaj rivalëve të përjetshëm Real Madrid.

Në “Camp Nou” në prani të mbi 98 mijë tifozëve dhe në sytë e mbarë botës ndeshja e javës së 28-të u shkon katalanasve që tashmë thellojnë diferencën në krye të klasifikimit me 4 pikë më shumë se madrilenët.

Llogaritë e ndeshjes i hap një gol me kokë i mbrojtësit francez Mathieu në minutën e 19-të ndërsa Reali kundërpërgjigjet me golin e Cristiano Ronaldos në minutën e 31-të.

Në pjesën e dytë vendoset fati i takimit dhe këtë e bën uruguajani Luis Suarez që me mjeshtëri në minutën e 56-të kalon topin pas shpinës së Casillas dhe vendos shifrat finale 2-1 për Barcelonën. Moment shumë i keq për Realin dhe trajnerin Ancelotti që ka vetëm një fitore në 4 javët e fundit të kampionatit.