De Biazi: Basha ndoshta, Alijin kam 1 vit qe e ndjek
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
I qeshur dhe me batuta, Xhani de Biazi ka ndjekur Asamblenë e Përgjithshme, edhe pse i është dashur që të pyesë për vendimet që janë marrë duke qenë se shqipen ende se ka mësuar komplet dhe ta ketë perfeksionuar. Megjithatë, përshëndetja në theksin italian “Si je mirë?” është diçka që ndoshta e bën më shumë shqiptar nga se kur erdhi në fillim përpara katër vjetësh. E megjithatë, nuk qëndron për asnjë moment në një vend dhe i pëlqen të bëjë batuta, humor dhe të jetë një tip tepër solar. Ndërkaq, javën që vjen, ditën e hënë, do të flasë në konferencën për shtyp për eliminatoret e Europianit 2018 në Francë, ku shanset e kuqezinjve për të qenë janë të mëdha, sidomos nisur nga fakti se ndoshta KAS-i i Lozanës mund të na kthejë tri pikët që na u hoqën në Serbi. Por, kjo është një tjetër temë.
Emrat e rinj – Ndërkaq, kurioziteti i njerëzve për grumbullimet e trajnerit De Biazi është i madh këtë edicion, nisur edhe nga fakti se konkurrenca është rritur jo pak. Mes emrave të rinj është njëri mbi të gjithë, Naser Aliji. Luan tek Vaduz, por i huazuar nga Bazeli. Mister De Biazi e ka ndjekur dhe pranon se futbollisti është vërtet interesant: “Kam një vit që e vëzhgoj dhe mund t’iu them që është vërtetë cilësor dhe interesant. Do ta marr me siguri”. Dhe, normalisht, Aliji u pajis me pasaportë shqiptare në kohë. Pikërisht sepse e dinte se do të ishte mes të seleksionuarve. Ndërkaq, De Biazi i hap shpresën edhe Migjen Bashës, mesfushorit të Torinos, që ndaj Lacios luajti 60 minuta por edhe si kapiten.
“Basha? Të shohim, por mund edhe ta marr, pa harruar që ndodhej jashtë prej një viti dhe se i mungon ritmi i ndeshjeve”. Por, një ndoshta mund të kthehet po, edhe pse koha është e shkurtër dhe duhet njoftuar Torino, pasi sipas rregullave një klub duhet njoftuar 2 javë përpara për grumbullimin dhe ti ketë shkuar një ftesë. Megjithatë, kjo çështje është e lehtë e zgjidhshme pasi raportet e De Biazit me Torinon janë të shkëlqyera.
Armenia – Duke folur më pas edhe diçka për Armeninë, De Biazi u shpreh: “Është një ndeshje tepër e rëndësishme. I kamë studiuar mirë dhe kam parë që janë të fortë, sidomos në mbrojtje. Megjithatë, nëse përsërisnim lojërat e bukura që kemi zhvilluar gjatë miqësoreve mund të marrim fitoren. Të shohim… Mkitarian? Ndoshta me klubin, Dortmundin, ende nuk po jep më të mirën, por jua garantoj se me Kombëtaren është një tjetër gjë”.