Rumenige: Leva është vrasës, del nga kriza ndaj Benfikës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Për herë të parë gjatë gjithë sezonit, bomb eri i Bajernit, Robert Levandovski, po përjeton një minikrizë. 27-vjeçari polak ka shënuar 36 gola në 42 ndeshje, ku 25 prej golave i ka shënuar në Bundesligë.
I gjithë opinioni është befasuar nga shterpësia e sulmuesit bavarez, i cili për herë të parë nuk shënon në tri ndeshje radhazi. E njëjta i ka ndodhur edhe Tomas Mylerit. Teksa mediat po përpiqen t'i rrëzojnë moralin Levandovskit, bosi i Bajernit, KarlHainc Rumenige, i ka dalë në mbrojtje qendërsulmuesit të vetëm të ekipit.
Rumenige: Leva si unë
"Roberti i do më shumë se çdokush tjetër golat. Ai ka shënuar shumë këtë sezon. Mos u çudisni që nuk ka shënuar në tri ndeshjet e fundit, kur edhe ne kemi fituar minimalisht 1-0. Nuk është aspak çudi apo dramë që një sulmues të mos shënojë, kur ekipi i tij arrin të fitojë. Kjo tregon që edhe sulmuesi ka qenë pjesë e suksesit. Në një klub si Bajerni ku ka shumë sulmues nuk është e thjeshtë të shënosh 25 gola në Bundesligë apo 36 gola në 42 takime. Si unë dhe Gerd Myler si sulmues kemi përjetuar momente të tilla kur s'kemi shënuar në dy apo tri ndeshje radhazi", analizoi Rumenige duke bërë avokatin e Levës.
Çlirohet ndaj Benfikës
Ish-kapiteni i Bajernit uron që Levandovski të shkundë rrjetat në 'Da Luz' për të shuar një herë e përgjithmonë zërat kritikë ndaj tij. "I uroj të shënojë një gol ditën e mërkurë në Lisbonë! Nëse ai do shënojë, ne kemi shanse të arta për të kaluar në gjysmëfinale të Championsit. Në ndeshje vendimtare, Roberti është prezent dhe ashtu si ne, edhe ai dëshiron të jetë pjesë e rëndësishme e suksesit të klubit. Golat e tij do luajnë peshë të madhe në plotësimin e objektivave tona. Për këtë duhet të tregojmë durim të gjithë", u shpreh Rumenige për "Schwäbischen Zeitung" duke i kërkuar në fund edhe Mario Gëces ta takojë në zyrë në fund të sezonit për të diskutuar rreth Bosi i Bajernit: Me golat e tij kapim gjysmëfinalet të ardhmes së tij.
Leva: Shënoj në Champions
Kapiteni i Polonisë kryeson listën e golashënuesve të Bundesligës me 25 gola. Gjithashtu, ai ka shënuar edhe tetë gola në Champions. Pas fitores ndaj Shtutgartit, Leva deklaroi: "Rëndësi ka që shënojmë si ekip më shumë se një gol. Tre të fundit kemi fituar me vështirësi 1-0 edhe për shkak se rivalët mbrohen shumë. Unë do vazhdoj të luftoj dhe kërkoj golat e mi. Shpresoj që kuota e golave të rritet edhe në Champions", deklaroi sulmuesi i Bajernit.
Përgatiti: ENIAR IBRO