Kontrata, Nejmar zhvat Barçën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nejmar është duke i "vjedhur" miliona Barcelonës, por këta të fundit e kanë detyruar të mësojnë gjuhën katalanase. Këto janë disa nga të rejat që kanë dalë në skenë nga zbardhja e kontratës së futbollistit të Barcelonës.
Ai ka rënë viktimë e faqes së internetit "Football Leaks", e cila prej disa muajsh po publikon në mënyrë të njëpasnjëshme kontratat e disa futbollistëve.
Këtë herë ishte radha e numrit 11 të Barcelonës, i cili kur ka firmosur kontratën prej 14 faqesh me drejtuesit e katalanasve ka menduar të gjitha detajet. Në vitin 2013 ai ishte një lojtar i shumëkërkuar dhe duke përfituar nga ky fakt, i ka detyruar drejtuesit e Barcelonës të pranojnë kërkesat e tij të çmendura në lidhje me bonuset.
Bonuset
Nejmar futi në arkën e tij plot 8.5 milionë euro vetëm në momentin që firmosi me skuadrën e Barcelonës. Një shifër kjo, të cilën shumë futbollistë të tjerë në Europë as nuk e kanë ëndërruar. Por ky përfitim nuk është i vetmi që Nejmar ka marrë nga Barcelona, sepse në kontratën e gjatë ishin parashikuar edhe fitoret, titujt dhe triumfi i katalanasve.
Brenda pesë vitesh që nga momenti kur Nejmar vishte fanellën e Barcelonës duhet të kishte përfituar afro 45 milionë euro në total. Në pagën e tij vjetore do të shtoheshin nga 100 mijë euro për çdo sezon që do të luante me Barcelonën. Në rast se ai do të luante më shumë se 60% të ndeshjeve zyrtare të sezonit, klubi ishte i detyruar t'i jepte mbi 1 milion euro.
Nejmar do të përfitonte çdo herë që skuadra e tij do të fitonte titullin në Spanjë, do të kualifikohej edhe për më tej në Ligën e Kampionëve, do të fitonte trofeun e Champions-it. Madje, braziliani do të përfitonte 1.7 milionë euro sa herë Barcelona do të fitonte 3 trofe në një sezon. Një vit më parë, katalanasit e arritën diçka të tillë dhe Nejmar ka arkëtuar afro 2 milionë euro vetëm nga ky fakt.
Sulmuesi brazilian e sheh veten si një nga fituesit e ardhshëm të "Topit të Artë" dhe ky fakt nuk mund t'u shpëtonte personave që merren me çështjet ligjore të tij. Në rast se 24-vjeçari do të shpallet një herë futbollisti më i mirë i vitit, atëherë katalanasit janë të detyruar t'i japin një bonus prej gjysmë milioni euro. Megjithatë, këto premio janë të varura nga aktivizimi i futbollistit.
Hakmarrja e Barçës
Edhe drejtuesit e skuadrës katalanase kanë menduar gjithçka duke parashikuar se të gjitha premiot e më- sipërme do të përgjysmohen në rast se futbollisti brazilian nuk do të luajë 60% të ndeshjeve me fanellën blaugrana. Megjithatë, këtë sfidë duket se e kanë humbur me lojtarin sepse ai konsiderohet si një nga të pazëvendësueshmit e trajnerit Luis Enrike.
Drejtuesit e Barcelonës gjithashtu e kanë detyruar lojtarin që gjatë qëndrimit të tij në Katalonjë të mësojë gjuhën e këtij rajoni, e cila nuk është e njëjtë me spanjishten. Kjo justifikohet me faktin se duke ditur gjuhën, Nejmar do të integrohet sa më shpejt në skuadër. Futbollisti ka reaguar në "Instagram" pas publikimit të kontratës, duke lënë të kuptohet se asgjë nuk është e vërtetë.
Përfitimet
? 100 mijë euro për çdo
sezon që do të luajë me
Barcelonën.
? Në rast se aktivizohet
në 60% të ndeshjeve, klubi
duhet t'i paguajë 1.062.500
euro.
? Sa herë Barcelona
kalon grupet në Champions,
Nejmar përfiton 425
mijë euro.
? Në rast se Nejmar
fiton "Topin e Artë", do të
përfitojë 425 mijë euro.
? Për fitoren e
kampionatit: 637.500 euro.
? Për fitoren e Champions-it:
850.000 euro.
? Kampionat + Kupë:
850 mijë euro.
? Kupë dhe Champions:
1.062.000 euro.
? Kampionat +
Champions: 1.487.500 euro.
? Në rast të fitores së
tripletës: 1.7 milionë euro.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI