Mesi mbret i Europës, lë pas Ronaldon dhe Nejmarin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ai është më i miri në botë dhe si i tillë meriton të përfitojë më shumë nga të gjithë të tjerët. Rezulton pikërisht kështu, Leo Mesi është futbollisti me të ardhurat më të larta gjatë një viti.
Revista e njohur "France Football" ka bërë një analizë të pagave të futbollistëve dhe të ardhurave nga e drejta e imazhit dhe argjentinasi përfiton plot 74 milionë euro në një vit. Investigimi do të publikohet ditën e sotme i plotë nga revista franceze, por të dhënat e para konfirmojnë se i dyti është Ronaldo me 67.4 milionë euro.
Podiumin e plotëson Nejmar me 43.5 milionë euro. Kjo treshe është duke qëndruar në krye për të tretin vit radhazi, ndërsa PSG-ja konfirmohet si skuadra me përfitimet më të mëdha në Francë. Ibrahimoviç përfiton 24 milionë euro, ndërsa pas tij renditet Tiago Silva.
Mbreti i trajnerëve është Hoze Murinjo, edhe pse aktualisht është i papunë. Ai përfiton 24 milionë euro në vit, duke pasur një avantazh shumë të madh nga Guardiola.
