Rumenige: Bajerni nuk do ta nderronte Riberi me Ronaldon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Bajern Mynih, Karl-Heinz Rumenige, thotë se klubi i tij nuk do ta shkëmbente Frenk Riberi me Kristiano Ronaldon. Francezi përfundoi i treti në garën për çmimin prestigjioz FIFA Topi i Artë, me Lionel Mesin që u rreshtua i dyti, prapa Ronaldos. Rumenige thotë se atij nuk i është besuar që Ronaldo doli më i votuar se Riberi, por mbetet i bindur se francezi është një lojtar më i vlefshëm se portugezi. “Sapo pamë fluksin e presionit që vërshoi nga Madridi, nuk duhet të ishim profet për të kuptuar se çfarë do të ndodhte dhe kush do ta fitonte Topin e Artë. Por, Bajern Mynih nuk do ta shkëmbente Frenk për Ronaldon”, ka thënë gjermani për Bild.