Rumania, sinjale Shqipërisë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nëse shqiptarët mendojnë se do ta kenë të lehtë ndeshjen me Rumaninë dhe shpresojnë të fitojnë 3 pikët në Europian, gabohen.
Ose më mirë, nëse Rumania do të luajë si ndaj Spanjës, është një skuadër shumë e fortë dhe e paparashikueshme.
Pavarësisht faktit se Spanja luante me rezervat, rumunët arritën të merrnin një barazim 0-0, ndërsa kampionët në fuqi të Europës nuk arritën të bënin asnjë fitore në dy miqësoret e luajtura. Përpara disa ditësh barazuan edhe me Italinë, ku skuadra e Kontes u tregua e frikshme.
Spanja "fsheh" topin Visente Del Boske kishte bërë ndryshime të shumta në formacion, duke aktivizuar futbollistët që ishin në stol ndaj Italisë. Ishte mbrëmja e Kasijasit, i cili arrin 166 ndeshje me fanellën e kombëtares spanjolle.
Gardiani spanjoll nuk zhgënjeu duke bërë dy pritje shumë të mira dhe ndali topin që shkonte drejt rrjetës së tij. Stancu goditi shumë fort nga 25 metra, por numri një i spanjollëve devijoi. Spanja kontrollon mjaft mirë topin, por për asnjë moment nuk arrin të tregohet e rrezikshme.
Pavarësisht zotërimit të lojës, nuk krijon rrezik për rumunët, të cilët janë të vendosur shumë mirë dhe kërkojnë të shfrytëzojnë kundërsulmin. Aktivizohen yjet Pjesa e parë përfundon me rrjeta të paprekura dhe Spanja kërkonte me ngulm fitoren.
Trajneri Del Boske aktivizon yjet e tij për të triumfuar, por ishte shumë vonë. Rumania e kishte kuptuar lojën e "furisë së kuqe" dhe arriti të minimizonte rreziqet që shfaqeshin herë pas here. Rastin më të mirë për të kaluar në avantazh e ka Pike, i cili ka mundësinë të shënojë një gol nga krosimi, por është i pafat. Në minutat e fundit, skuadra e Del Boskes e shton presionin drejt portës së Tatarushanut, por nuk ia del të shënojë. Në aksionin e fundit, Morata merr një inkursion, por pengohet nga kundërshtarët. Spanjollëve u mohohet edhe një penallti, por për një ekip si Spanja nuk është justifikim.
Rumani - Spanjë 0-0
GOLAT: S'ka
RUMANIA (4-2-3-1): Tatarushanu, Sapunaru, Kirishes, Grigor, Filip, Pintili (91´ Ropotan), Hoban, Stancu (67´ Ivan), Stanciu (85´ Sanmartean), Popa (61´ Torzhe), Andone (74´ Rusesku) Trajner: A. Jordanesku
SPANJA (4-2-3-1): Kasijas, Gaspar, Pike (52´ Naço), Bartra, Alba, Roberto (60´ Fabregas), Koke, Pedro (67´ Mata), Silva (79´ Morata), Nolito (46´ Isko), Paço (60´ Aduriz) Trajner: V. Del Boske
ARBITËR: R. Bukue
KARTONË TË VERDHË: Popa 45'/ Alba 70´, Isko 73´