Runi në stol: Kejn, Vardi dhe Dele Ali e meritojnë përpara kapitenit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrëmja e së shtunës na tregoi përse Kejn dhe Vardi duhet të jenë titullarë përpara Runit në "Euro 2016". A do e kishte frymëzuar 30- vjeçari një përmbysje si ajo ndaj Gjermanisë?
A do kishte prodhuar finten që mposhti portierin më të mirë në botë? 10 vite më parë, kur ai ishte një yll në ngjitje, do të thoshim po.
Por, për momentin, Hoxhson ka opsione të tjera dhe mund të mos i duhet golashënuesi më i mirë i Anglisë. Në Berlin, dy bomberat më të mirë të Premier Ligës e konfirmuan këtë dhe Dele Ali tregoi përse as ai nuk duhet sakrifikuar për kapitenin.
E njëjta gjë vlen edhe për mesfushorin e Totenhemit, i cili luajti pas sulmuesve dhe la në hije Ozilin, fantazisti i Arsenalit, të cilit iu dorëzua çmimi i lojtarit më të mirë të Gjermanisë përpara ndeshjes. Ajo që 19-vjeçari i bëri Xhanit në Berlin dhe puna në rolin e numrit 10 nuk i shkonte për shtat një lojtari që paguhet vetëm 25 mijë paund në javë.
A duhet të luajë Runi në vend të Kejnit? Ai është kryeshënuesi i Premier Ligës dhe qendërsulmuesi më natyral që kjo Angli ka. Është vetëm 22 vjeç dhe prej dy sezonesh shënon mbi 20 gola, kështu që duhet të jetë pa diskutim titullar në Francë.
Por nëse Runi duhet të hyjë në stoli, ai ka përsëri një tjetër rival: Xhemi Vardi, bomberi i Lestërit dhe mbreti i kundërsulmit. Për kapitenin nuk ka vend as në krah me lojtarë natyralë si Uellbek, Sterling, Çembërlein, Uollkot dhe Lalana në këtë rol.
Runi duhet të jetë pa diskutim në Francë, por të lësh në stol Kejnin, Vardinë apo Alinë do të ishte gafë. Hoxhson këmbëngul se ai nuk zgjedh në bazë të formës, por pas paraqitjes së trios ndaj Gjermanisë, vështirë t'i injorojë.
