Rrëfehet Xhaka: Shqipëria na ka befasuar, por lë kockat për Zvicrën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Debati mbi Shqipërinë është një temë që nuk mund të mos e prekë media zvicerane kur përballë ka lojtarë shqiptarë si Granit Xhaka.
Në një intervistë të dhënë për median helvete, mesfushori kosovar i Myshengladbahut ka folur për prezencën e tij në Kombëtaren Zviceriane, për miqësoret që do të zhvillojë, gjithashtu dhe për kundërshtarin e tyre në "Euro 2016" Shqipërinë.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të udhëhiqte ndeshjet me përfaqësuesen e tij (zvicren), Graniti u tregua i gatshëm për të marrë përsipër këtë përgjegjësi.
Për Shqipërinë
"Shqipëria është një kundërshtat që nuk mund të bësh parashikime kur luan ndaj saj, ka befasuar edhe ekipe më të mëdha".
Ndër të tjera Xhaka ka theksuar se të gjithë lojtarët që janë emigrantë në shtetin helmet, por luajnë me këtë përfaqësuese e mbrojnë me krenari atë fanellë.
"Ne jemi krenarë që luajmë me Zvicren, nëse nuk do të luanim me krenari, nuk do ta zgjidhnim atë. Të gjithë së bashku lundrojmë në të njëjtën anije dhe do t'i linim kockat për të".