Besnik Hasi trajner në Premier Ligë? Ja ekipi që e kërkon (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi është njëri ndër kandidatët potencial për drejtimin e Aston Vilës. Mediat britanike shkruajnë se skuadra pritet të shkarkojë në ditët në vijim trajnerin Remi Garde dhe shqiptari është një ndër emrat e favorizuar.
"Hasi është propozuar si emër suprizë dhe shihet si drejtues i mundshëm i Aston Vilës",-shkruan 'Daily Mail'.
Gazeta britanike bën një paraqitje të shkurtër të arritjeve të Hasit te skuadra e Anderlehtit. Steve Bruce dhe Tony Pulis janë dy emra të tjerë që fliten për drejtimin e skuadrës angleze, ndërsa emri i Hasit duket se është më i favorizuar.
Hasi përshkruhet si një trajner që ka treguar rezultate në zbulimin e talenteve të reja dhe që ka arritur sukses me skuadrën e Anderlehtit, duke e renditur në vendin e tretë në Belgjikë.
