Kosova thërreth bomberin nga Turqia, pengesë gjetja e kundërshtarëve
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zëvendëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka deklaruar se stafi i tij po sheh mundësinë që të thërrasë bomberin Vedat Muriqi.
Ky i fundit po bën një paraqitje të shkëlqyer me Giresunsporin në Turqi dhe është nën vëzhgim nga disa klube të këtij vendi.
Në një deklaratë të bërë në emisionin 'Koha Shtesë', në "Supersport Kosova", Sahiti ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës ka planifikuar ta ftojë për herë të parë Muriqin, por pas konfirmimit të miqësores së ardhshme.