e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lëv e përjashton nga Gjermania, ja çmenduritë e futbollistit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lëv e përjashton nga Gjermania, ja çmenduritë e futbollistit

Sulmuesi i Vofsburgut Maks Kruse është përjashtuar nga trajneri i Kombëtares gjermane për dy miqësoret e ardhshme të marsit ndaj Anglisë (26) dhe Italisë (29).

AFP_8Z0AX-kp8E-U1401106480326s0G-620x349@Gazzetta-Web_articoloMediat gjermane shkruajnë se shkak për këtë janë bërë sjelljet e pahijshme të futbollistit jashtë fushës së blertë.

Pasi harroi 75 mijë euro në një taksi, futbollisti ka dalë sërish në faqet e para të mediave gjermane për skandalet e tij.

Pas barazimit zhgënjyes që skuadra mori në ndeshjen e kaluar, Kruse vendosi të festojë ditëlindjen e tij (28 vjeç) në njërën prej diskotekave të Berlinit.

Rreth orës dy të natës ai u xhirua me telefon nga një vajzë në pozicione jo shumë të hijshme. Futbollisti arriti më pas t'i fshinte 'provat' nga telefoni i vajzës, që në fund rezultoi të ishte një gazetare e 'Bildi'-t. Kjo mjaftoi që ai të dilte në faqet e para të gazetave, duke 'thyer' edhe besimin e trajnerit të Joakim Lëv.

Për dy skandalet e fundit klubi e ka gjobitur atë me nga 25 mijë euro, por me sa duket gjoba më e madhe ndaj tij është lënia jashtë dy miqësoreve me kombëtaren gjermane.