e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi gaboi kuadratin, ja pasojat e gjuajtjes së tij (VIDEO+FOTO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi gaboi kuadratin, ja pasojat e gjuajtjes së tij (VIDEO+FOTO)

Lionel Mesi bëhet sërish protagonist i mediave ndërkombëtare, por këtë herë jo për golat e shënuar me Barcelonën, por me 'incidentin' e ndodhur me një tifoze në stadium.

344157cc-ef80-11e5-b3ef-7a18b458aa29_169_xlGjatë ndeshjes së kaluar mes Vijarealit dhe Barcelonës (2-2), Mesi realizoi një gjuajte jashtë kuadrati të portës në minutën e 15´ dhe topi përfundoi duke goditur një tifoze pas portës.

Futbollisti u kap nga kamerat duke kërkuar ndjesë, ndërsa gruaja u ndihmua nga asistentët e fushës pas supergjuajtjes që preku dorën e djathtë të saj.

Pas ndeshjes, mediat publikuan edhe një foto ku gruaja shihet me dorën e fashuar.