Ronaldo thyen rekordin e Messit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cristiano Ronaldo ka arritur ta thyej rekordin e Lionel Messit sa i përket golave në një kampanjë të Ligës së Kampionëve. Me dy golat e shënuar ndaj Bayernit, Ronaldo tani numëron 16 të tillë këtë edicion, duke kaluar për dy gola argjentinasin. Cristiano Ronaldo dëshmoi edhe njëherë se e meritoi ‘Topin e Artë’ të fituar në fillim të këtij viti.
Futbollisti portugez u shndërruar në ikonë të Ligës së Kampionëve pas sfidës së zhvilluar ndaj Bayern Munichut në ‘Allianz Arena’. Me dy golat e shënuar ndaj bavarezëve, Ronaldo tani numëron 16 të tillë këtë edicion në ‘Champions’, duke kaluar rekordin e argjentinasit, Lionel Messi dhe Jose Altafinit. Duke qenë se portugezi ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë në finale, ka gjasa të shtoj numrin e golave brenda një stinori në më shumë se 16.