Ronaldo, lojtari me i kompletuar ne histori
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Miroslav Klose ka thënë fjalë të mira për legjendën braziliane, Ronaldo, duke e quajtur atë futbollistin më të kompletuar që ka ekzistuar. Sulmuesi gjerman theu rekordin e Fenomenit për më së shumti gola në Kampionate Botërore duke shënuar golin e tij të 16-të në fitoren prej 7-1 kundër Brazilit.
“Ai ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm”, u ka thënë gazetarëve, sulmuesi i Lazios.
“Unë luaj në Itali dhe me këdo që kam folur më kanë thënë se Ronaldo është lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë në Itali”.
“Për mua, ai ka qenë lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë”, ka shtuar 36-vjeçari.