Gjermanet ngushellojne brazilianet per humbjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas lajmit se lojtarët gjermanë ishin këshilluar nga trajneri i tyre për të mos tallur brazilianët për eleminimin nga Kupa e Botës, duket se lojtarët gjermanë janë solidarizuar me humbjen e tyre. Futbollisti i Gjermanisë Mesut Ozil, shprehu mbështetjen e tij për një nga tifozat më të trishtuar për humbjen e Brazilit.
I moshuari është vënë re nga mediet botërore për shprehjen e një trishtimi të madh për humbjen e skuadrës së tij të zemrës. Ky i fundit, duke mbajtur një kupë në dorë, dhe me lot në sy, është cilësuar si tifozi më i trishtuar gjatë ndeshjes Gjermani-Brazil. Shumë personave ju është dhimbsur ky i moshuar. Njëri prej tyre është edhe lojtari i Gjermanisë Ozil, i cili ka shkruar në facebook një mesazh ngushëllues dhe mbështetës për tifozin e Brazilit duke i thënë:
“Ju keni një vend të bukur, njerëz të mrekullueshëm dhe futbollistë të mahnitshëm. Kjo ndeshje nuk duhet të ndikojë në krenarinë tuaj”. Mesa duket lojtarët e Gjermanisë, e kanë marrë seriozisht këshillën e trajnerit Low. Ditën e eliminimit të Brazilit, edhe Bastian Schweinteiger është parë teksa ngushëllonte lojtarët e Brazilit.