e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo: Konkurrenca e Lionel Mesit me ndihmon te permiresohem si lojtar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo: Konkurrenca e Lionel Mesit me ndihmon te permiresohem si lojtar

Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka pranuar se rivaliteti me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi, e ka bërë atë lojtar më të mirë. Portugezi që është shpallur lojtari më i miri në botë, ka pranuar se konkurrenca me Mesin e bën atë më të mirë.

“Konkurrenca më bën lojtar më të mirë. Por, jo vetëm konkurrenca me Mesin.

Po ashtu edhe lojtarë të tjerë të nivelit të lartë që i shoh në kampionatet e tjera më bëjnë të ngrihem në nivel më të lartë. Ata përmirësohen dhe unë po ashtu duhet të përmirësohem. Mesi dhe unë duam të jemi më të mirët dhe ne i ndihmojmë njëri- tjetrit për këtë”, ka thënë Ronaldo.