e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ronaldo: Golat i kam në gjak, dua Benfikën në 1/2-at

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ronaldo: Golat i kam në gjak, dua Benfikën në 1/2-at

Volfsburgu është "viktima" e 31-të e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez u ka shënuar saktësisht 31 ekipeve në Ligën e Kampioneve duke u shndërruar në një "monstër" për ta. ronaldooooPër CR7 ka qenë tripleta e pestë në Champions dhe ka barazuar rekordin e Mesit.

31-vjeçari portugez ka shënuar 15 gola në çerekfinalet e Champions-it duke thyer rekordin e ikonës së Realit, Alfredo Di Stefano, i cili pati shënuar 14 gola në 1/4-at. Për sezonin e dytë radhazi, Ronaldo ngjitet në kuotën e 15 golave duke u dhënë edhe gjysmëfinalen e 6-të radhazi "galaktikëve". Pas ndeshjes, Ronaldo është shprehur mjaft i lumtur dhe shënjestron trofeun në Milano.

Ronaldo, besonit te kualifikimi dhe si e përjetuat këtë mbrëmje?

Ne e dinim që na duheshin tre ose më shumë gola. Ishte një ndeshje intensive dhe e kontrolluam shumë mirë takimin. Rastet për gol i shfrytëzuam siç duhej. Ishim ekipi më i mirë në fushë.

Çfarë ju tha portieri Kejlor Navas gjatë ndeshjes?

Ai stërvitet çdo ditë me mua. Më tha që duhet të isha më i qartë dhe të vrapoja më ngadalë për të shënuar.

Keni thyer disa rekorde me 15 golat këtë sezon dhe tripletën e 33-të. Synoni të jeni golashënuesi më i mirë?

Do ta shohim. Ky është qëllimi im. Do vazhdoj të thelloj rekordet e mia. Golat janë në ADN-në time. Unë shënoj për ekipin. Ishte ndeshja më e mirë për ju? Nuk ishte më e mira. Njerëzit e dinë që unë jap gjithnjë maksimumin. Shifrat nuk të gënjejnë. Kush punon, e do dhe Zoti.

Cilin do preferoni në gjysmëfinale, Barcelonën, Atletikon apo...?

Atletiko është një ekip që mbrohet shumë. Vështirë për t'u ndëshkuar. Ndërsa Barcelona është më e mira e momentit. Të dyja janë të komplikuara. Në gjysmëfinale dua Benfikën, një ekip portugez.

Përgatiti: ENIAR IBRO