Blank: Barça, Reali dhe Bajerni donin Sitin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Loran Blank pranon që ekipi i tij nuk bëri mjaftueshëm për të kaluar në raundin tjetër të Champions-it, i ndikuar edhe prej mungesave të rëndësishme.
"Në këtë periudhë të sezonit, PSG-ja vuan shumë nga mungesat. Pothuajse asnjëherë nuk ka qenë në maksimumin e saj dhe sigurisht që kjo të penalizon që të tregosh forcën e vërtetë. U deshëm të përballeshim pa treshen tonë të mesfushës, David Luiz, Matuidi dhe Verrati. Nuk është e lehtë që t'i zëvendësosh që të gjithë", u shpreh ai.
"Ne nuk bëmë mjaftueshëm. Nuk mundëm të shfrytëzonim si duhet ato pak raste që patëm dhe nuk prodhuam lojë. Për këtë arsye edhe Mançester Siti arriti të shënojë një gol dhe më pas të kontrollojë avantazhin. Më vjen keq, por kundërshtari unë u ftua në festën e të mëdhave. Barcelona, Reali dhe Bajerni donin Sitin në katërshe", tha ai duke buzëqeshur. I pyetur nëse kishte pakënaqësi, francezi refuzoi:
"Nuk thashë për asnjë moment që anglezët nuk e merituan kualifikimin. Në kuadrin e dy sfidave, ka shumë pak mundë- si që të ketë padrejtësi. Ata janë një ekip shumë, shumë i mirë. Më vjen keq, vetëm për faktin që nuk treguam atë që mundemi të bëjmë në fushë. Jemi të aftë për shumë më tepër". Në fund të deklaratës së tij, ai foli edhe për zgjedhjet taktike që bëri:
"Vendosa të luaj me skemën 4-3-3, pavarësisht se i kisha tre mesfushorët kryesorë të padisponueshëm, sepse në fazën mbrojtëse nuk ndryshohej asnjë detyrë. Gjithashtu, në sulm e kishim më të lehtë për të reaguar, sepse do luanin Kavani, Ibra dhe Di Maria, që e njohin njëri-tjetrin. Mançesteri arriti të jetë shumë i saktë në mbrojtje. U mbrojtën me shumë futbollistë dhe kjo u dha mundësinë që të na zbehin shanset për shënim".