Pelegrini: E merituam, na kritikuan edhe kur mundëm Bajernin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Manuel Pelegrini e ka nisur deklaratën pas ndeshjes duke iu kundërpërgjigjur të gjithë kritikëve.
"Dua të përgëzoj të gjithë futbollistët e mi, sepse kanë arritur një kualifikim shumë të rëndë- sishëm dhe të merituar. Ajo që nuk arrij të kuptoj janë kritikat ndaj nesh. Dua të theksoj se ne jemi në gjysmëfinale, pasi kemi mundur PSG-në, duke dhuruar një futboll të bukur. Nuk jemi mbrojtur për asnjë moment dhe kemi qenë shumë të qartë në aksionet sulmuese. Nuk e di pse na kritikojnë. E kanë bërë edhe në vitin tim të parë, kur munda Bajernin dhe Romën, por na eliminoi më pas Barcelona. E kanë bërë edhe në vitin pasardhës, ku sërish mundëm Bajernin, por na eliminoi Barça. Kaq e vështirë është të kuptosh që spanjollët kanë ekip më të mirë?! Gjithsesi, ne jemi në katërshen e Champions-it sivjet dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t'u japim", tha Pelegrini. "De Brujne është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ndihmon skuadrën si në mbrojtje, në ndërtim të aksioneve, por edhe në finalizimin e tyre. Penalltia e humbur nga Aguero nuk ishte një moment i këndshëm për t'u kujtuar, por fatmirësisht nuk ka vlerë tashmë që realizuam objektivin tonë", shtoi ai. Në muajt e tij të fundit me klubin anglez, tekniku kilian i ka të qarta objektivat: "Dua të siguroj kualifikimin për në Ligën e Kampioneve në kampionat. Ecuria që do kemi në Europë sivjet, nuk është thelbësore".