Man.Siti PSG 1-0/ Notat për skuadrat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
MANÇESTER SITI
HART 7- I sigurt në dy silurat që i lëshon Ibrahimoviç nga goditja e dënimit. I saktë edhe në bllokimin e Kavanit. I vë- mendshëm në çdo moment.
SANJA 6,5- Nuk mjaftohet vetëm me fazën mbrojtëse. Ndihmon edhe sulmin me daljet e tij, por kur Maria merr topin, mendon vetëm për t'i prishur punë.
OTAMENDI 6,5- Drejton me shumë inteligjencë mbrojtjen e Sitit duke e mbajtur linjën shumë lart. I ndërhyn Ibrës me potencë, ndërsa Kavanit me shpejtësi.
MANGALA 6,5- Ka bërë përparime në lojë. Është i fortë në lojën e ajrit dhe në ndërhyrje. Rikuperon edhe shumë topa që i shpëtojnë mesfushës së tij. Ishte në qendër të kritikave për ndeshjen e parë, por reagoi mjaft mirë.
KLISHI 7- Një "kafshë". Nuk i trembet qerpiku nga Van Der Vil dhe Orie për asnjë moment. Në pjesën e dytë nga një iniciativë e tij vjen edhe goli i De Brujne. Ndeshje fantastike.
FERNANDO 7- Jep asistin për De Brujnen dhe punon shumë. I lexon mjaft mirë aksionet dhe ritmin e lojës. Forca fizike nuk i mungon.
FERNANDINJO 7,5- Vetëm autori i golit e zbret nga froni i më të mirit në fushën e lojës. Dominon në mesfushë dhe bllokon me shpejtësi të gjitha aksionet e Realit. Godet dhe riniset. Në një formë të jashtëzakonshme.
HEZUS NAVAS 6,5- Nëse do të krosonte pak më mirë, do ishte një lojtar krahu spektakolar. Avancon shumë dhe vë gjithmonë në vështirësi lojtarët e PSG-së.
DE BRUJNE 8- Rikthehet nga dëmtimi edhe më i fortë se kurrë. Shënoi në ndeshjen e parë, por me golin e djeshëm i dha kualifikimin skuadrës së tij. Një gol prej një kampioni të vërtetë, që nuk do të harrohet kurrë nga tifozët e Sitit.
AGUERO 6,5- Si e meriton këtë notë? Gabon një penallti dhe është e vërtetë, por është lojtari më i rrezikshëm në pjesën e parë për Sitin. Hap lojën, nis shokët e skuadrës dhe fiton penalltinë.
TRAJNERI, PELEGRINI 7,5- Rikthehet dhjetë vite më vonë në një gjysmëfinale. Një mrekulli, e cila nuk do të harrohet kurrë. Tifozët e Sitit do të vazhdojnë këngën: "Sheiku Mansur shkoi në Spanjë me Lamborxhini dhe na solli trajnerin Pelegrini".
PSG
KEVIN TRAP 6- Nuk ka faj te goli i pësuar, por falet te penalltia. Nuk bën asnjë ndërhyrje tjetër gjatë ndeshjes.
TIAGO SILVA 6,5- Hidhet mbi kundërshtarët si një luan i vërtetë dhe lufton në çdo aksion, por del shumë vonë në skenë në rastin e penalltisë së Agueros. Nuk mund t'i kërkosh më shumë. Konfirmohet që pa David Luizin luan më mirë.
MARKUINJOS 6- I vëmendshëm duke mos shkaktuar penallti. Gabon shumë pak dhe mban pozicionin e tij duke bërë atë që i takon.
MAKSUELL 6- Nga ana e tij, Siti e ka të vështirë të krijojë. E ndihmon shumë pak skuadrën në fazën sulmuese, ndryshe nga ndeshja e parë.
ORIE 4,5- Zhgënjen sërish. Humbet topin, nga i cili shkaktohet penalltia. I pasigurt dhe i pasaktë. E çuditshme si Blank i jep mundësi për të luajtur në këto nivele. (PASTORE 5- Një fantazmë. Futet në fushë dhe zhduket menjëherë).
VAN DER VIL 5- Vrapon, vrapon, por në futboll diçka e tillë nuk mjafton. Një mbrojtës nuk mund të shkojë 5 herë në fundore dhe lirohet për të krosuar dhe asnjëherë nuk kroson ashtu siç duhet.
RABIOT 5- Për një mesfushor si ai nuk lejohen gabime të tilla në pasime. Kryen më pak se 70% pasime të sakta. I fikur. Nuk është ai i ndeshjes së parë.
TIAGO MOTA 6- Dirigjent në mesfushën e PSG-së. Nuk është në momentin më të mirë të tij, por përdor trurin në çdo moment. Pastaj dëmtohet dhe PSG-ja humbet edhe mesfushorin e vetëm titullar. (Nga minuta e 44-t, LUKAS 6,5 - Të gjitha aksionet e PSG-së në pjesën e dytë krijohen vetëm nga ai. Një nga lojtarët e paktë në formë. Sikur ta niste nga fillimi?)
DI MARIA 5,5- Zhgënjimi i mbrëmjes. Nuk është ai Di Maria që njohin të gjithë. Vrapon shumë pak dhe nuk është i shpejtë në veprime. Shumë pak Di Maria.
KAVANI 5- Ka vetëm një top për ta shndërruar në gol, por nuk e shfrytëzon siç duhet. Vrapon kot sepse nuk merr pasime nga shokët e skuadrës.
IBRAHIMOVIÇ 5,5- Nuk ka faj në këtë humbje dhe është ndër të vetmit që impenjon portierin Xho Hart. Por, i dashur Ibra, kur do ta bësh vërtet diferencën në ndeshje të tilla? Loja që presin të gjithë nga ty nuk ka ardhur asnjëherë. Je eliminuar 8 herë në 9 çerekfinale të Champions-it.
TRAJNERI, BLANK 4,5- Një notë më shumë për faktin se kishte shumë mungesa. Nuk mund ta përgatitësh kështu një ndeshje të këtij lloji, ose më mirë të themi të mos e përgatitësh. PSG-ja të jepte përshtypjen se nuk dinte të godiste. Zëvendësimet ishin të gabuara dhe cikli i tij duket se ka përfunduar.