Romela Begaj shpallet kampione bote
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shtangistja shqiptare, Romela Begaj, është shpallur kampione bote në peshëngritje në stilin e shkëputjes në Kazakistan. Pas Daniel Godellit, Romela sjell një tjetër medalje ari në Shqipëri. Ajo u shpall kampione në kategorinë 63 kg, ndërsa ngriti 113 kg në stilin e shkëputjes. 28-vjeçarja ngriti 108 kg në provën e parë, dështoi në të dytën me 113 kg dhe në të tretin arriti të triumfojë në Botërorin e Kazakistanit. Ajo vazhdon të jetë në garë edhe për stilin e shtytjes.
Rama: Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare
Edhe kryeministri Edi Rama e ka uruar kampionen më të re të botës në peshëngritje.
Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi një superbarazi gjinore fitoren e dyfishtë të dy kampionëve të peshëngritjes në Kazakistan.
“Urime, urime, urime Romela Begës për medaljen e artë! Një kampione bote për gjithë vajzat shqiptare! Superbarazi gjinore në medaljet e arit”, shkruan Rama në Facebook.